Revista Shkencore-Kulturore "PERLA" është një nga botimet më të rëndësishme të Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" e cila botohet rregullishtt që nga viti 1996 dhe deri më sot, duke i ofruar lexuesit të saj 4 numra në vit. Kjo revistë shërben për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve Iranit dhe Shqipërisë, dhe përgatitet në kuadër të prezantimit të kuptimit reciprok kulturor në nivele akademike , duke u botuar në gjuhën shqipe. Vlen për tu theksuar se në faqet e fundit të kësaj reviste botohet dhe një përmbledhje e artikujve në gjuhën angleze.
Shef përgjegjës i revistës është Drejtori i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi".
Kryeredaktor : Prof. Shaban Sinani
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Gjuhë dhe letërsi shqipe Periudha: 1963-1967
Anëtarët e redaksisë:
Prof. Jorgo Bulo
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Periudha:
Prof. Emil Lafe
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Periudha: 1955-1959
Prof. Ali Xhiku
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Periudha: 1962-1966
Prof. Muzafer Korkuti
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Histori Periudha: 1958-1962
Prof. Gazmend Shpuza
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Histori-Gjeografi-Arshivë Periudha: 1959-1963
Prof. Sulejman Dashi
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: Inxhinieri Ndërtimi Dega: Ndërtim Periudha: 1971-1975
Prof. Xhevahir Spahiu
Diplomuar në : Universiteti i Tiranës Fakulteti: I Historisë dhe i Filologjisë Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Periudha: 1963-1967
Në çdo numër të revistës botohen artikuj dhe shkrime nga studiues dhe hulumtues albanologë dhe iranologë të cilat përzgjidhen nga redaksia e revistës.
Revista trajton këto tema: Lidhjet kulturore shqiptaro-iraniane, Alabanologji, Iranologji, Orientalistikë, Bibliografi dhe Kronikën kulturore.
Sot "Perla" gëzon një kredibilitet të rëndësishëm në rrethin shkencor dhe kulturor shqiptar. Botimet e kësaj reviste gjithnjë janë pasqyruar pozitivisht nga media në Shqipëri. Për të lexuar numrat e ndryshëm të kësaj reviste klikoni mbi numrat përkatës.
|