News > Kryetari i Bashkisë Përmet, vlerëson kontributin kulturor të fondacionit “Saadi Shirazi”
Printo Dërgoja miqve
Kryetari i Bashkisë Përmet, vlerëson kontributin kulturor të fondacionit “Saadi Shirazi”
Ditën e shtunë , datë 1 qershor, drejtori i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”, z. Abas Azizi zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Përmet z. Gilbert Jaçe në bashkinë e këtij qyteti. Në këtë takim kryetari i bashkisë Përmet, falënderoi kontributin e fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” për organizimin e aktiviteteve kulturore në këtë qytet si dhe botimin e librave të autorëve të shquar të kësaj zone. Ai kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” dhe Bashkisë Përmet. Nga ana e tij në këtë takim z. Azizi theksoi se fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi” gjithmonë ka qenë promotor i të dyja kulturave si asaj iraniane dhe asaj shqiptare. Ai theksoi se mirëpret çdo propozim për bashkëpunim kulturor.
16:35 - 13/06/2012 / Numër : 584713 / Numri i shikimeve : 2430