Wednesday, September 30, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2293926
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 290
 Totali i vizitorëve : 2690588
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.8570
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Themelohet Instituti i Studimeve Perso-Iraniane “Firdeusi”


  Printo        Dërgoja miqve

Themelohet Instituti i Studimeve Perso-Iraniane “Firdeusi”

Ditën e mërkurë më 6 tetor 2010, në vazhdën e zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve Shqipërisë dhe Iranit dhe në festimin e “Mijëvjeçarit të Shah-Name-së” shpallur nga UNESCO, u firmos Statuti i themelimit të Institutit të parë akademik kërkimor-shkencor i iranologjisë në Shqipëri. Ky institut që quhet “Instituti i studimeve perso-iraniane Firdeusi” është fryt i bashkëpunimit të hapur mes Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” dhe Universitetit Jopublik “Marin Barleti” në Tiranë.
Në ceremoninë e inaugurimit të firmosjes së statutit ishin të pranishëm drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Shahrouz Falahatpisheh dhe Administratorja e deleguar e Universitetit Jopublik “Marin Barleti” znj. Adriana Berberi, si dhe shumë prej anëtarëve të Bordit Shkencor të Institutit. Të gjithë të pranishmit shprehën kënaqësinë për hapjen e një Instituti studimor në nivel akademik dhe universitar, pasi për herë të parë në Shqipëri iranologjia do të jetë pjesë e diskutimeve në qarqet universitare.
Parashikohet që një prej veprimtarive konkrete në lëmin e mësimdhënies dhe studimit të jetë krijimi i kushteve dhe mundësive të favorshme për dhënien e bursave për studimet iranologjike në Iran për të gjithë studentët e interesuar dhe nga ana tjetër Universitetit Jopublik “Marin Barleti” të japë bursa për studimet albanologjike për të gjithë studentët Iranianë që janë të interesuar në këtë fushë.


16:01 - 26/10/2010    /    Numër : 555404    /    Numri i shikimeve : 1728