Wednesday, September 30, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2293929
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 294
 Totali i vizitorëve : 2690592
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.3541
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet seminari i kremtimit të mijëvjeçarit të Shahnamesë në Shqipëri


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet seminari i kremtimit të mijëvjeçarit të Shahnamesë në Shqipëri

Ditën e martë në datë 16 mars 2010, me rastin e mijëvjeçarit të shkrimit të Shahnamesë së poetit epik dhe të madh iranian Ferdusi, të shpallur nga Unesco si një ngjarje kulturore ndërkombëtare  si dhe në nderim të Vexhi Buharasë, përkthyesit të talentuar të Shahnamesë së Ferdusiut në gjuhën shqipe, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Beratit organizoi seminarin me temë “ Ferdusiu në shqip dhe Vexhi Buharaja”.
Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë kryetari i bashkisë të qytetit  dhe autoritete të tjera lokale, u inauguruan bustet e Ferdusiut dhe Vexhi Buharasë të cilët ju dhuruan  bibliotekës të qytetit Berat. Në këtë aktivitet vëmendje dhe nderim të veçantë ju kushtua edhe familjes Buharaja të cilës iu dhuruan edhe dy trëndafila nga Irani të cilët do të mbillen në varrin e Vexhi Buharasë.
Në seancën e dytë të këtij seminari u lexuan 10 referate shkencore nga studiues dhe të qarqeve universitare si dhe intelektualë të qytetit të Beratit, për figurën e Ferdusiut dhe Shahnamenë e tij si dhe për mjeshtërinë e Vexhi Buharasë në përkthimin e Shahnamesë. Këto referate së shpejti do të botohen në një libër shkencor.


21:26 - 17/03/2010    /    Numër : 546790    /    Numri i shikimeve : 1061