Wednesday, September 30, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2293980
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 376
 Totali i vizitorëve : 2690674
 Vizitorët online : 3
 Koha e vizitës : 1.3201
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Promovohet numri 54 i revistës kulturore shkencore “Perla” në panairin e 12-të ndërkombëtar të librit, Tirana 2009


  Printo        Dërgoja miqve

Promovohet numri 54 i revistës kulturore shkencore “Perla” në panairin e 12-të ndërkombëtar të librit, Tirana 2009

Krahas pjesëmarrjes të fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në panairin e 12-të të librit Tirana 2009, ditën e hënë në datë 16 nëntor, në panair u promovua numri 54 i revistës kulturore shkencore “Perla”. Revista “Perla”, është botim i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”. Kjo revistë trajton lidhjet kulturore ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë, dhe rubrikat kryesore të saj janë Iranologjia dhe Albanologjia. Kjo revistë botohet që prej vitit 1995 në Tiranë, dhe ia ka dalë mbanë që duke shërbyer si urë lidhëse midis këtij fondacioni dhe institucioneve të tjera kulturore shqiptare, të vendosë lidhje me shumë dashamirës të kulturës iraniane dhe orientale, duke promovuar njëkohësisht edhe emrin e fondacionit “Saadi Shirazi” në shumë institucione kulturore dhe shkencore në Shqipëri.



Në aktivitetin  e promovimit ku merrnin pjesë disa anëtarë të redaksisë së revistës, si dhe personalitete kulturore dhe shkencore, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, z. Shahrouz Falahatpisheh, duke vënë në pah nivelin e lartë të kësaj reviste në sajë të shkallës së madhe të njohjes së saj në Shqipëri, si dhe llojin e strukturës informuese, vazhdimësinë e rregullt të botimit me nivel të lartë shkencor e vlerësoi si një tregues të seriozitetit të fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në Shqipëri në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, si dhe nga ana tjetër një shenjë respekti që Irani ka për kulturën shqiptare.
Prof. dr. Shaban Sinani, kryeredaktor i revistës “Perla”, e cilësoi si boshtin e vetëm të njohjes dhe promovimit të iranologjisë në Shqipëri, e cila mbush boshllëkun e mungesës së katedrës së iranologjisë dhe prezanton denjësisht kulturën iraniane.



Në këtë aktivitet po ashtu u promovua nga prof. dr. Jorgo Bulo libri më i fundit me titull “Kultura në Iran”, botim i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, i cili për herë të parë do të shpërbëje si një burim tërësor i iranologjisë në Shqipëri. Libri është i ilustruar ne foto të shumta dhe shoqëruar edhe me shpjegimet përkatëse. Me botimin e këtij libri është përpjekur që për herë të parë shqiptarëve t’u paraqitet në gjuhën e tyre shqipe, një enciklopedi e vogël  e kulturës dhe e shoqërisë iraniane.
Vlen për tu theksuar se në panairin ndërkombëtar të librit të zhvilluar këtë vit në Tiranë, krahas dhjetëra titujve të tjerë të librave të botuar në të vitet e shkuara, fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” u prezantua me 8 botime të reja.


2009/11/25    /    Numër : 542704    /    Numri i shikimeve : 1613