Wednesday, September 30, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2294004
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 405
 Totali i vizitorëve : 2690703
 Vizitorët online : 2
 Koha e vizitës : 1.1898
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botimet e Fondacionit Kulturor iranian “ Saadi Shirazi” hyjnë në rrjetin distributor të librit në Shqipëri.


  Printo        Dërgoja miqve

Botimet e Fondacionit Kulturor iranian “ Saadi Shirazi” hyjnë në rrjetin distributor të librit në Shqipëri.

Fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”, e ka filluar aktivitetin e tij në Tiranë që në vitin 1994. Tashmë, në prag të 16-të vjetorit të pranisë së tij në Shqipëri, ky institucion ka shënuar suksese të shumta në fushën e përkthimit dhe të botimit të librave të kulturës iraniane në gjuhën shqipe. Këto arritje kanë tërhequr kështu vëmendjen e shumë mediave si dhe qarqeve qeveritare dhe shkencore të Shqipërisë.
Kolana e botimeve kulturore të këtij fondacioni në gjuhën shqipe numëron 25 tituj librash. Secili libër pasqyron për shoqërinë shqiptare aspekte të ndryshme të kulturës iraniane. Krahas kolanës së librave, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”, boton rregullisht edhe revistën periodike kulturore shkencore “Perla”. Kjo revistë shërben si bazë shkencore universitare dhe pikë reference për shkrime me karakter shkencor në Shqipëri.
Fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”, duke pasur parasysh numrin e madh të librave të botuar në një të ardhme të afërt botimet e veta do ti shpërndajë sistematikisht në mbarë territorin e Shqipërisë. Por një arsye tjetër e fortë për këtë vendim është edhe marrja në konsideratë e kërkesave të vazhdueshme të qarqeve kulturore dhe shkencore shqiptare. Po ashtu në opinionin publik të Shqipërisë si dhe vendeve të tjera shqipfolëse të rajonit ekziston një dëshirë e madhe për librat dhe kulturën iraniane.


2009/04/30    /    Numër : 534857    /    Numri i shikimeve : 1097