Wednesday, September 30, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2293978
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 374
 Totali i vizitorëve : 2690672
 Vizitorët online : 3
 Koha e vizitës : 1.7652
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Orgamizohet në qytetin e Fierit seanca për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë.


  Printo        Dërgoja miqve

Orgamizohet në qytetin e Fierit seanca për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë.


Ditën e premte më datë 17 prill, në Bibliotekën e qytetit të Fierit u organizua seanca kulturore për prezantimin e kulturës iraniane dhe zgjerimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve Iranit dhe Shqipërisë. Në këtë seancë merrnin pjesë prefekti, kryetari i Bashkisë, këshilltari për kulturën i Bashkisë, autoritete të tjera zyrtare lokale, profesorë, shkrimtarë, intelektualë dhe njerëz të kulturës të këtij qyteti. Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori iranian z. Alibeman Eghbali Zareç dhe drejtori i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”.
Vlen për tu theksuar se para fillimit të kësaj veprimtarie kulturore, palët zhvilluan një takim me kryetarin e Bashkisë ku diskutuan rreth çështjeve me interes të përbashkët.


           



Pas këtij takimi në bibliotekën e qytetit Fier, Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, Bibliotekën Publike të qytetit, dhe Bashkimin e Intelektualëve dhe i Artistëve dhe i Krijuesve të këtij qyteti u organizua seanca e analizës të zhvillimit të marrëdhënieve kulturore ndërmjet dy vendeve  ku u diskutuan pikate  përbashkëta të kulturës dhe mundësitë për zhvillimin dhe forcimin mëtejshëm të miqësisë midis dy vendeve.






Në këtë seancë ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, z. Eghbali Zareç në fjalimin e tij të mbajtur në fillim të kësaj seance vuri theksin në rolin e kulturës në miqësinë e popujve dhe të përbashkëtave kulturore midis dy vendeve nga njëra anë dhe kapacitetit të madh të Republikës Islamike të Iranit nga ana tjetër në këtë fushë. Ai në fjalimin tij përmendi emrat e disa prej artistëve dhe njerëzve të kulturës të qytetit të Fierit  dhe bëri një krahasim midis monumenteve antike të këtij qyteti me ato iraniane duke  konsideruar shumë të hershme praninë e kulturës perse në Shqipëri. Z. Eghbali Zareç në vazhdim të fjalimit të tij shtoi se gjatë viteve të fundit janë zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet kulturore midis dy vendeve.





Pas fjalimit të ambasadorit iranian, fjalën e mbajti z. Shahrouz Falahatpisheh drejtor i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”. Në fjalimin e tij ai i bëri një prezantim Fondacionit që ai drejton dhe shpjegoi rolin e këtij institucioni kulturor në forcimin e miqësisë midis dy vendeve dhe në veçanti në promovimin e kulturës iraniane, karakteristikave të saj si dhe të përbashkëtave kulturore ndërmjet dy vendeve.
Z. Falahatpisheh duke e argumentuar me fakte theksoi se të përbashkëtat kulturore midis Iranit dhe Shqipërisë nga pikëpamja e vjetërsisë dhe larmisë së tyre kanë qenë të bollshme dhe vëmendjen e dy popujve ndaj këtyre kapitaleve kulturore e konsideroi faktorin kryesor në  shkëmbimet konstruktive  dhe pastrimit të shtresës së pluhurit dhe forcimit të miqësisë.






Midis kumtuesve të tjerë në këtë seancë ishin edhe Prof. Dr. Shaban Sinani, Kryeredaktor i Revistës kulturore shkencore “Perla”, Prof. Dr. Jorgo Bulo, orientalist dhe gjuhëtar i shquar shqiptar, z. Naim Zoto, gazetar, z. Maku Pone, poet dhe shkrimtar me emër në qytetin e Fierit dhe Yzelien Hoxha këshilltar i kryetarit të Bashkisë Fier.


     


  


Krahas seancës kulturore Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” organizoi edhe një ekspozitë me botimet e  tij letrare dhe një koleksion prej këtyre botimeve ja dhuroi bibliotekës Publike të qytetit të Fierit.


2009/04/22    /    Numër : 534562    /    Numri i shikimeve : 1202